Ekrem Tahiri

Ekrem Tahiri është Ndërmarres me përvojë në fusha të ndryshme. Ai ka themeluar disa kompani si:
PR Solutions, Modus Events, Pizza Crust, Premium Construction etj.  

Ekremi ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, Marketing dhe Organizim të Ngjarjeve, nga të cilat 9 vjet në Sektorin Publik dhe mbi 12 vjet në Sektorin privat. 

Ai ka punuar ngushtë me BBR Saatchi & Saatchi në fushatën për Kosovën “Kosovo, The Young Europeans”, ku ishte udhëheqës i Ekipit. 

M&M Awards  ne vitin 2010 e shpalli këtë fushatë si më të mirën në botë.  

Ekremi ka diplomë universitare në Letërsi nga Universiteti i Prishtinës. 

Ai ka kryer studime pasuniversitare në Komunikim dhe Gazetari në KIJAC dhe ka ndjekur një program një vjeçar në Menaxhim dhe Udhëheqje në Institutin e Universitetit Amerikan në Kosovë.  

Në vitin 2020 ai është duke përfunduar disertacionin e tij (MBA) mbi Menaxhimin Strategjik të Biznesit Online në UEJL në Maqedoninë e Veriut.  

Kohët e fundit Ekremi po mban trajnime për PR / Marketing Digjital dhe Aftësi të Biznesit .

Ekremi është anëtar i Rotary Club Prishtina që nga viti 2010 dhe në vitin 2012 – 2013 ishte kryetar i Klubit.